Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në një resort turistik në Bolu të Turqisë, ku si pasojë e një zjarri, humbën jetën 76 persona dhe mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur. Nëpërmjet një postimi në adresën zyrtare të Ministrisë së Jashtme në rrjetin social X, ministry shpreh solidaritetin me Turqinë dhe familjet e viktimave.