Top News – Trafiku i klandestinëve vijon/ 1200 euro kalimi në Itali si shofer furgoni
18/05/2021 22:16

Kalimi drejt vendeve të BE-së për shkak të pandemisë është bërë pothuajse i pamundur, por kjo nuk i ka ndaluar shqiptarët të vijojnë përpjekjet për t’u larguar. Përmes një investigimi Fiks fare ka publikuar skemat se si agjencitë e udhëtimit mashtrojnë shqiptarët me shuma të mëdha parash duke iu premtuar kalim të sigurtë drejt Europës. Këto skema nuk janë vetëm nëpërmjet agjencive me autobus, por edhe si shofer furgoni apo me furgon taksi në të zezë. Sipas denoncimit të bërë në fiks fare për të shkuar në Itali si shofer furgoni pagesa arrin deri në 1200 euro. Në Durrës gazetarët kanë kontaktuar personin duke i kërkuar të shkojnë në Itali. Në takimin e zhvilluar pranë terminalit të autobusëve organizatori fillimisht tregohet dyshues. Por më pas kur ai bindet të ndihmojë gazetaren për t’i kaluar të vëllanë drejt Italisë dhe kërkon një foto të personit. Ai kërkon që gazetarja të paraqitej me vëllanë po në terminan dhe e udhëzon se vëllai duhet të jetë i veshur në mënyrë që që të ngjajë si shofer. Ai i kërkon një foto të pashaportës që t'i bëj gati dokumentet përkatëse si shofer i linjës Shqipëri- Itali. Nga biseda që zhvillohet mes tyre vendoset që pagesa prej 1200 eurosh të behej ditën që personi do të udhëtonte drejt Italisë si shofer furgoni. Gazetarja e Fiksit e pyet nesë ka ndonjë mundësi më pas ta kalojë edhe atë për Itali. Personi në fjalë e merr përsipër edhe këtë gjë duke pohuar se kalimin e femrave e bën nga Rinasi me avion dhe vetëm me pasaportë kundrejtë së njëjtës pagesë, 1200 euro. Një tjetër skemë që Fiks Fare arriti të zbulojë për kalimin drejt vendeve të BE-së ishte edhe ai me furgon taxi, që realizohet nga një i ri nga Vlora që dërgon emigratë shqiptarë nga Shqipëria në drejtim të vendeve europiane me taksi. Taksisti kërkonr 900 euro, për dërgimin në Dortmund të Gjermanisë. Sipas taksistit qytetarja do paguante 250 euro në Tiranë, ndësa pjesën tjetër në mbërritje. Ai ka pohuar se ka 30 vjet që e kryen këtë aktivitet dhe nuk ka patur asnjëherë probleme. Madje edhe kur çdo gjë ishte e paralizuar prej pandemisë ai ka mundur që të dërgojë njerëz në destinacione të ndryshme në Europë. Sipas tij ai i dërgon qytetarët në rrugën më të shkurtër deri në Serbi, duke i rënë nga dogana e Vardarit dhe nga aty për 5 orë mbërrin në kufirin me Hungarinë. Ai merr përsipër që bashkpuntoren e Fiksit ta dërgojë vetë deri në Austri, ku në stacionin e autobuzave do ti pritet bileta dhe do të vazhdojë udhëtimin drejt destinacionit final, Gjermnisë. Sipas taksistit në rast se bashkëpunëtorja e Fiksit do kthehet në doganën e Serbisë, asaj i kthehet 150 euro, nga 250 eurot që i janë marrë në fillim.

Top News – Akuza për trafik droge në Itali. Arrestohet në fshatrat e Shkodrës 54-vjeçari
24/01 10:19
Top Channel/ Eliminohet në Kamëz Lulzim Visha, në 1997 vëllai i tij qëlloi një person
24/01 10:17
Top News – ‘Lavatriçja’ e vëllezërve Çopja. GJKKO lë në burg të akuzuarin për pastrim parash
24/01 10:14
Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
DIGITALB DIGITALB - OFERTA