Kryeministri Edi Rama mund të zbusë vendimin për bllokimin e aplikacionit TikTok në Shqipëri, pas takimit me kryetaren e marrëdhënieve me qeveritë dhe politikën publike të tiktok, Christine Grahn dhe qëndrimit të presidentit amerikan Donald Trump për këtë çështje. Agjencia Franceze e Lajmeve citon burime të besueshme brenda kompanisë kineze të TikTok-ut kur thotë se takimi me kryeministrin Edi Rama është konsideruar konstruktiv nga kompania me marrëveshje për të punuar në adresimin e çdo shqetësimi.