Top News – Tha se Lajçak ishte kundër Kosovës / BE ‘zemërohet’ me Kurtin: Akuza të pabaza
19/09/2023 15:26

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cilësoi si “akuza të pabaza” pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke theksuar se ky i fundit ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të bllokut. Një ditë më parë, Albin Kurti tha në Prishtinë se gjatë takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur në Bruksel më 14 shtator, Lajçak ishte “pozicionuar” kundër Kosovës. Kryeministri kosovar tha se gjatë këtij takimi, që përfundoi pa një rezultat, dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe të dërguarit të BE-së Lajçak për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”. Kurti tha se Lajçak “ka deformuar” procesin e dialogut, duke pretenduar se ai nuk është përqendruar në zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes drejt normalizimit , por ka lejuar “që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave një herë, e pastaj shohim". Ndërkohë, Stano u pyet të martën në bruksel nga gazetarët se si mund të vazhdojë dialogu në këtë format pasi Kurti hapur ka shprehur mosbesim ndaj ndërmjetësuesit të procesit, të cilin nuk e ka konsideruar si neutral dhe të paanshëm.

Top Channel/ Bie Vuçiç?! Serbia ndizet nga protestat, mijëra studentë e qytetarë në rrugë
24/01 19:33
Top News- Serbët e Mitrovicës kundër Vuçiç/ Protesta në veri: Burg për presidentin
24/01 17:55
Top News – Vuçiç në telashe, njerëzit në sheshe / Pas muajsh protesta, grevë e përgjithshme
24/01 14:56
Top News – Serbia ‘fut hundët’ te zgjedhjet e Kosovës. Beogradi angazhon strukturat për Listën Serbe
24/01 13:32
Top News – Një negociator ‘miqësor’. Danezi Peter Sorensen do udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi
24/01 11:13
Top News- Athina i përgjigjet Shkupit: Çështja maqedonase e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 14:25
Top News – Kriza e ajrit të ndotur në Ballkan/ Kërcënon shëndetin dhe aspiratën për anëtarësim në BE
23/01 14:10
Top News- Lajçak takon Vuçiç për ngërçin me Kosovën, zbardhen porositë për Serbinë
22/01 13:18
Top News- Ballkani jo në agjendën e Trump/ ‘Mund të kthehet teza e shkëmbimit të territoreve’
21/01 11:03
Top News- Nacionalistët serb kërcënim për veriun/ Autoritetet: Po tentojnë tensionim të situatës
20/01 12:53
Top News – Digjet shtëpia e të moshuarve, 8 viktima/ Zjarri dyshohet i qëllimshëm
20/01 11:11
Top News – Peter Sorensen zëvendëson Lajçak / I dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
19/01 13:00
Top News- Trazira në parlamentin boshnjak/ Dodik bllokon miratimin e dy ligjeve për integrimin
16/01 18:58
Top News – Pushteti i Vuçiç në pikëpyetje. Opozita refuzon ftesën për referendum konsultativ
15/01 21:20
Top News – Serbia bojkoton dialogun. Alibi qesharake për bisedimet për të zhdukurit e luftës
15/01 16:41
Top News- Vuçiç i kërkon referendum opozitës: E pamundur të qëndrojë në postin e presidentit
14/01 22:03
Top News – Moska në kontakt ‘me miqtë serbë’ / Lavrov i shqetësuar për kompaninë serbe të naftës NIS
14/01 13:42
Top Channel/ Studentët serbë shpërthejnë kundër qeverisë! Mijëra protestues në rrugët e Beogradit
13/01 22:30
Top Channel/ Serbia mikpritëse e takimit mes Trump dhe Putin? Dy udhëheqësit pritet të bisedojnë
13/01 22:24
Top News – ‘Jemi vendi më i përshtatshëm’. Serbia kërkon organizimin e takimit Trump-Putin
13/01 20:00
DIGITALB DIGITALB - OFERTA