Top News – Terroristët sirianë, kontakt me SHBA/ Blinken e pranon në Jordani- Kemi biseduar
14/12/2024 22:07

I shpallur si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hayat Tahrir al-Sham, apo HTS, arriti të rrëzojë nga pushtetit Bashar al Asad-in dhe të marrë kontrollin e vendit. Por edhe pse I shpallur si grup terrorist, Shtetet e Bashkuara pranojnë se kanë komunikuar me këtë grup. Ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që ka bërë deklaratën në fjalë, duke u bërë zyrtari i parë amerikan që konfirmon publikisht kontaktet midis administratës së Presidentit Biden dhe grupit Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, e cila udhëhoqi një koalicion grupesh të armatosura opozitare që rrëzuan Assadin nga pushteti të dielën e kaluar. Deklarata është bërë në një konferencë shtypi në Aqaba të Jordanisë, ku tha se nuk do të diskutonte detajet e komunikimeve, por se ishte e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara t'i përcillnin mesazhe grupit në lidhje me qëndrimet e tij dhe planet e qeverisjes në një periudhë tranzicioni. "Po, ne kemi qenë në kontakt me HTS-në dhe palët e tjera," tha zoti Blinken. Ai shtoi se "mesazhi ynë për popullin sirian është ky: Ne duam që ata të kenë sukses dhe jemi të përgatitur t'i ndihmojmë ta bëjnë një gjë të tillë". Në një intervistë të shtunën në televizionin sirian, udhëheqësi i grupit, Ahmad al-Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammed al-Golani, nuk foli për kontaktet e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, por tha se autoritetet e reja në kryeqytetin Damask janë në kontakt me ambasadat perëndimore. Ky grup I drejtuar nga Al-Sharaa ka deklaruar se do të mbrojë të drejtave të pakicave dhe grave, por pavarësisht kësaj SHBA-të mbeten skeptikë se ai do t'i respektojë ato në planin afatgjatë. Të premten, rebelët dhe opozita e Sirisë bashkëpunuan për t'i dorëzuar në mënyrë të sigurtë zyrtarëve amerikanë një amerikan që ishte burgosur nga Asadi.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA