U larguan nga Kievi më 23 prill, u ndalën në Vatikan, Poloni dhe Gjermani para se të qëndronin në Paris, këtë fundjavë. Tre të reja, të gjitha të lidhura me luftëtarët e xhepit të fundit të rezistencës ukrainase kundër rusëve në Mariupol, po luftojnë që një vend i huaj të clirojë partnerët e tyre nga ferri. Në sa më shumë vende që shkojmë, aq më shumë shanse kemi për të gjetur një zgjidhje – thotë Olga Andrianova, 30 vjec. Qëllimi është që ta bëjmë atë që po ndodh tani në azovstal, në Mariupol, të njohur për të gjithë botën. Ajo që po ndodh tani është shumë e rëndë. Ne i kërkojmë vendeve të ndihmojnë. Në Vatikan, ato folën për pesë minuta me Papa Franceskun. Në francë, duan një takim me figura politike, përfshirë presidentin Emmanuel Macron. Duam të tërheqim vëmendjen për situatën në Azovstal - thotë Hana Naoumenko.