Top News – Tarifa, dëbime dhe falje… / Ja çfarë do të bëjë Trump në ditën e parë të punës
15/01/2025 12:10

Ditët e para të Donald Trump në detyrën e presidentit do të jenë të rëndësishme, ndërsa veprimet e tij me shumë gjasa do të kenë të bëjnë me politikën e amerikës brenda dhe jashtë vendit. Ai do të dojë tu tregojë votuesve se po demonstron fuqinë e amerikës, edhe jashtë vendit, menjëherë. Për të vepruar shpejt, Trump do të mbështetet te urdhrat ekzekutivë. Ata anashkalojnë Kongresin dhe mund të mbulojnë një sërë çështjesh si siguria kombëtare, politika e jashtme dhe çështje të tjera. Një numër i konsiderueshëm i tyre pritet të jetë gati për firmë që më 20 Janar. Që kur hyri në skenën politike në vend, Trump është fiksuar në kufirin me Meksikën dhe njerëzit që e kalojnë atë për të hyrë në SHBA. Në mandatin e tij të parë, ai donte të përfundonte një mur midis dy vendeve. Katër vjet më vonë, ndalimi i migracionit të parregullt duke siguruar kufijtë e vendit ishte një nga çështjet kryesore që bëri që Trump të zgjedhet prapë në këtë post. Ai ka të ngjarë t'i rikthehet politikës "qëndroni në Meksikë", që kërkon që azilkërkuesit të presin në Meksikë derisa kërkesat e tyre të përpunohen. Për ata që tashmë janë në vend në mënyrë të paligjshme, Trump ka bërë thirrje për dëbimin masiv më të madh në historinë e vendit. Tregtia është një tjetër fushë që merr shumë vëmendje nga Trump. Së fundmi, ai sugjeroi një tarifë totale prej 10% për çdo mall që hyn në SHBA. Meksika, Kanadaja dhe Kina, partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit, do të goditen me tarifa edhe më të larta. Ndërkohë, për votuesit amerikanë, mjedisi është më pak i rëndësishëm se ekonomia apo emigracioni. Megjithatë, trump e ka në rend dite edhe këtë cështje. Gjatë mandatit të tij të parë si president, ai tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit, e cila synon të reduktojë emetimet e gazrave serë për të luftuar ndryshimet klimatike. Joe Biden e anuloi vendimin e Trumpit dhe iu bashkua traktatit në ditën e tij të parë në detyrë. Tani Trump ka premtuar të përsëri të tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën. Dhe e fundit, falja presidenciale, mjeti që i jep presidentit autoritet për të falur të dënuarit për krime në nivel federal, do të shfrytëzohet nga Trump. Ai ka thënë tashmë se do të falë të dënuarit për sulmin mbi ndërtesën e kongresit, më 6 janar 2021.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA