Top News – Talebanët do të japin rroga / 3 muaj pa paga, lajm i mirë për punonjësit qeveritarë
20/11/2021 17:47

Administrata talibane e Afganistanit do të fillojë të paguajë pagat e vonuara të punonjësve të Qeverisë, thanë zyrtarët. Mijëra punonjës të Qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat. Kjo është vetëm njëra nga krizat e shumta me të cilat u përballën talibanët që kur e morën pushtetin në muajin gusht. "Ministria e Financave njofton se, duke filluar nga sot (20 nëntor), pagat e tre muajve të fundit të të gjithë punonjësve dhe stafit të Qeverisë do të paguhen plotësisht", tha zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid në një postim në Tëitter. Talibanët nuk kanë njoftuar për burimin e mjeteve financiare me të cilat do të bëjnë realizimin e pagave. Edhe përpara se talebanët të merrnin kontrollin e vendit në gusht, shumë punonjës të sektorit publik thanë se nuk ishin paguar për javë të tëra. Pasi lëvizja mori pushtetin, miliarda dollarë nga fondet e qeverisë afgane të ruajtura jashtë vendit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë u ngrinë. Qeveritë e huaja nuk kanë qenë të gatshme të financojnë drejtpërdrejt administratën e udhëhequr nga talibanët. Institucionet financiare globale gjithashtu kanë ndërprerë financimin. Pas një takimi të enjten midis të dërguarve të Gjermanisë dhe Holandës dhe zyrtarëve talibanë në Kabul, u diskutua për të filluar me pagesën e punonjësve të sektorit të shëndetësisë dhe arsimit drejtpërdrejt përmes organizatave ndërkombëtare. Është e paqartë nëse njoftimi i talibanëve lidhet me këtë. Një zëdhënës tjetër i talebanëve, Inamullah Samangani, tha në Tëitter të shtunën se administrata kishte arritur të mbledhë të ardhura ditore nga tatimet.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA