Top News/ Sulmi i përgjakshëm i së shtunës/ Izraeli vret 300 palestinezë për të liruar 4 pengje
09/06/2024 19:48

Autoritetet palestineze të drejtura nga Hamasi në Gaza njoftuan se ushtria izraelite vrau 274 persona, përfshirë civilë dhe fëmijë gjatë ditës së shtunë, kur ndërmorën një operacion për lirimin e katër penjeve. Të shtunën, forcat izraelite, të mbështetura nga sulmet ajrore, zhvilluan beteja intensive me armë me Hamasin brenda dhe rreth kampit të refugjatëve Nuseirat për të liruar pengjet. Noa Argamani, 26 vjeç, Almog Meir Jan, 22 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 41 vjeç, të cilët u rrëmbyen në festivalin e muzikës Nova më 7 tetor, janë kthyer në Izrael. Ushtria izraelite ka vlerësuar se më pak se 100 njerëz vdiqën në operacion. Por shifrat e fundit nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza, nëse konfirmohen, do ta bëjnë atë një nga ditët më vdekjeprurëse të konfliktit deri më tani. Njerëzit që jetojnë në zonën me popullsi të dendur kanë përshkruar terrorin e të qënit nën bombardime intensive dhe të shtëna me armë zjarri. Një dëshmitar i tha BBC-së se ishte në një treg duke blerë perime kur dëgjoi avionë luftarakë nga lart dhe zhurmën e armëve. “Më pas, trupat e njerëzve ishin copë-copë, të shpërndara nëpër rrugë dhe gjaku i njollosi muret”, tha ai. Kthimi i pengjeve në familjet e tyre ka ndezur festime në Izrael dhe liderët botërorë, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, që e kanë mirëpritur lajmin për lirimin e tyre. Por ka pasur kritika në rritje për koston vdekjeprurëse të operacionit brenda Gazës, me shefin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që e dënoi ashpër sulmin e përgjakshëm.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA