Top News – Sulm rus me shumë viktima në NATO / Paralajmëron zyrtari i aleancës: Jemi në pikë vlimi
29/12/2024 12:29

James Appathurai, i cili po përditëson një strategji të NATO-s për të gjurmuar dhe penguar të ashtuquajturën luftë hibride, tha se aleatët duhet të jenë më të qartë mes tyre por edhe me Moskën, se çfarë niveli armiqësish mund të shkaktojë një përgjigje aleate, duke përfshirë përdorimin e forcës ushtarake. Ai tha se 32 vendet anëtare të NATO-s ishin tashmë në një pikë "vlimi", me sulmet e dyshuara hibride ruse në të gjithë Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, që po arrijnë deri në një nivel që do të kishte qenë "krejtësisht i papranueshëm" pesë vjet më parë. Ka patur një rritje të ndjeshme të akteve të sabotazhit si prerja e kabllove jetike nënujore, sabotimi kundër ndërtesave dhe vendosja e pajisjeve ndezëse në ngarkesat e avionëve, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. "Ne mund të numërojmë dhjetëra. Me siguri qindra. Por ka edhe shumë komplote të zbuluara dhe ndaluara", tha Appathurai. Ai nënvizoi se shtimi i sulmeve ishte një përgjigje nga Kremlini ndaj mbështetjes ushtarake perëndimore për Ukrainën, si dhe një besim se Perëndimi është kundër Rusisë, diçka që zyrtari tha se nuk është e vërtetë. I pyetur nëse ishte i shqetësuar se një sulm i dyshuar hibrid rus mund të kapërcente pragun që do ta shtynte NATO-n të reagonte duke aktivizuar nenin 5 të traktatit të aleancës, ku një sulm ndaj njërit anëtar konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve, Apathurai tha: Ajo që me të vërtetë më shqetëson është se një nga këto sulme, do të ketë pasoja të rënda. Ai vuri në dukje një përpjekje të Rusisë në vitin 2018 për të vrarë Sergei Skripal, një ish-agjent të dyfishtë rus, dhe vajzën e tij Yulia, në Salisbury duke përdorur agjentin kimik novichok, që mbante mjaftueshëm helm për të vrarë mijëra njerëz. "Ekziston një perspektivë reale që një nga këto sulme të shkaktojë një numër të konsiderueshëm viktimash ose dëme shumë të konsiderueshme ekonomike," tha Apathurai. “Dhe atëherë ajo që ne nuk duam është të jemi në një situatë ku nuk kemi menduar se çfarë do të bëjmë më pas”, tha ai. Ekipi i Appathurai po përditëson një strategji të NATO-s për të kuptuar, penguar dhe kundërshtuar luftën hibride, strategji që për herë të fundit është rishikuar në 2015 kur

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA