Top News – Suedia, as në luftë e as në paqe / Nis trupa dhe anije luftarake në Detin Baltik
13/01/2025 12:12

Kryeministri suedez ka thënë se vendi i tij nuk është as në luftë dhe as në paqe, ndërsa njoftoi se Suedia do të dërgonte forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë si pjesë e përpjekjeve të shtuara të mbikëqyrjes mes një vale të dyshuar sabotimi të kabllove nënujore. Vendi njoftoi se do të kontribuojë me deri tre anije luftarake dhe një avion vëzhgimi në një përpjekje të NATO-s për të monitoruar infrastrukturën kritike dhe "flotën hije" të Rusisë, ndërsa aleanca përpiqet të mbrohet nga sabotimi i infrastrukturës nënujore. Duke folur të hënën, Ulf Kristersson komentoi gjithashtu ndërprerjet e fundit të kabllove nënujore të Balltikut, duke thënë se "synimi armiqësor nuk mund të përjashtohet". Mes sulmeve hibride dhe “luftërave të padukshme”, Kristersson tha: “Suedia nuk është në luftë. Por nuk ka as paqe.” Ai shtoi: “Paqja e vërtetë kërkon lirinë dhe mungesën e konflikteve serioze midis vendeve. Por ne dhe fqinjët tanë jemi të ekspozuar ndaj sulmeve hibride, të kryera jo me robotë dhe ushtarë, por me kompjuterë, para, dezinformata dhe rrezikun e sabotimit”. Ata që duan paqen, tha ai, duhet "të jenë të përgatitur për luftë". Ai tha po ashtu se Suedia do të dërgonte një avion zbulues ASC 890 dhe deri në tre anije luftarake në Baltik. "Kjo është hera e parë që Suedia kontribuon me forca të armatosura në një zonë të afërt," tha ai. “Ne nuk jemi naivë. Situata e sigurisë dhe fakti që gjëra të çuditshme ndodhin herë pas here në Detin Baltik na bëjnë gjithashtu të besojmë se qëllimi armiqësor nuk mund të përjashtohet. Ka pak prova që një anije aksidentalisht dhe pa e vënë re do të tërhiqte një spirancë me 300 metra zinxhir për mbi 100 kilometra, pa e kuptuar se mund të shkaktojë dëme", tha kristersen duke komentuar hetimin që vendi ka nisur për anijen Eagle S, që dyshohet se dëmtoi një kabull mes finlandës dhe estonisë, muajin e kaluar.

Top News- ShBA ‘fshesë’ emigrantëve ilegal/ Epoka Trump, Kongresi miraton projektligjin e ri
23/01 09:39
Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
DIGITALB DIGITALB - OFERTA