Në ditët e fundit të vitit 2024, kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali bëri një bilanc të punës parlamentare, ku mes akteve të miratuara veçoi ndryshimet në kod zgjedhor, të cilat i dhanë mundësinë diasporës që për herë të parë të shprehë vullnetin e saj në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë vitit të kaluar zhvilluam 45 seanca plenare, ndër të cilat 42 të zakonshme, dy të posaçme dhe një sesion të jashtëzakonshëm. Miratuam 129 akte ligjore, ndër të cilat 25 akte parësore, 45 akte ndryshuese, 52 marrëveshje dhe 7 akte normative. Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për motrat e vëllezërit tanë në Diasporë krijuam mundësinë që në zgjedhjet parlamentare të votojnë nga vendet ku jetojnë. Me miratimin e ligjit më të rëndësishëm të vitit, për buxhetin e shtetit të vitit 2025, bëmë më të mirën për t’i dhënë vendit një buxhet që mbështet zhvillimin, mirëqenien dhe një shoqëri më të drejtë, më solidare.”