SPAK ka kërkuar konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të Elvin Merlikës, anëtarit të një grupi të strukturuar kriminal. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen e Indrit Dokles. Merlika akuzohet gjithashtu për grup të strukturuar kriminal si dhe kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale. Ai ka dalë gjithashtu edhe tek dosja ‘Plumbi i Artë’. Prokuroria e posaçme ka kërkuar konfiskimin e pasurive të paluajshme dhe të luajshtme, pasi në përfundim të hetimeve ka rezultuar se janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë dyshohet se janë ngritur si rrjedhojë e veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.