Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 1.6 vite burg për Eduart Kaprin, ish kryetarin e bashkisë Pogradec. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj ish kryebashkiakut ka zbritur në një vit. Kapri akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ndërsa për Besmira Niko, në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec, Prokuroria ka kërkuar 8 muaj burgim që të konvertohet ne sherbim prove 1 vit e 6 muaj dhe për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.