Top News – SpaceX, mision privat në Hënë / Në ndihmë të eksplorimeve të ardhshme njerëzore
15/01/2025 13:22

Dy mjete zbarkimi në hënë të ndërtuar nga kompani private në SHBA dhe Japoni janë ngritur nga Toka, në bordin e një rakete SpaceX, si pjesë e një udhëtimi në Hënë. Falcon 9 u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida në orën 01:09 minuta sipas orës lokale të së mërkurës, duke mbajtur mjetet që i përkasin Firefly Aerospace të SHBA-së dhe Japonezes ispace. Zbarkuesit përfundimisht do të shkëputen nga raketa sapo të arrijnë në orbitën e Hënës dhe të kryejnë eksplorime të pavarura. Ata janë më të fundit, në një numër në rritje të misioneve komerciale në Hënë. Roveri i Firefly, Blue Ghost, pritet të marrë rreth 45 ditë për të arritur në Hënë, pasi të jetë ndarë nga raketa SpaceX. Më pas do të shpojë, mbledhë mostra dhe gjithashtu do të marrë imazhe me rreze X të fushës magnetike të Tokës për të "ndihmuar në kërkimin për misionet e ardhshme njerëzore në Hënë dhe për të ofruar njohuri se si moti i hapësirës ndikon në planet", tha SpaceX. Ndërkohë, zbarkuesit Resilence të iSpace do t'i duhen deri në pesë muaj për të arritur në sipërfaqen e Hënës, ku do të vendosë një rover për eksplorim dhe përpjekje për të grumbulluar materiale në sipërfaqe. Nasa po mbështet përpjekjen, e cila, nëse do të jetë e suksesshme, do të jetë dërgesa e saj më e madhe komerciale në Hënë deri më tani. Intuitive Machines vitin e kaluar u bë kompania e parë komerciale që dërgoi një zbarkues në Hënë, një arritje e realizuar më parë vetëm nga SHBA, Bashkimi Sovjetik, Kina, India dhe Japonia.

Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
Top News – Sekretari i OKB thirrje Iranit: Stop armëve bërthamore, bëni hapin e parë
22/01 14:45
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA