Prej orëve të para të mëngjesit, policia greke ka zhvilluar një operacion të madh për ekzekutimin e dhjetra urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria për një grup kriminal të përfshirë në shumë vepra penale, si tentativë vrasje, plagosje, shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me zjarr, si dhe çështje droge e armësh.