Zbërthimet e bisedave në aplikacionin Sky Ecc në Greqi, kanë cuar në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale, ku të përfshirë rezultojnë edhe shtetas shqiptar. Njëri rast evidenton Aleksandër Sadikajn një shqiptar me origjinë nga Memaliaj, si organizator i atentatit të dështuar të datës 26 shkurtit 2021 në “Stacionin e Larisës” në Athinë ndaj 32-vjecarit nga fshati Dhivër i Sarandës, Ari Papa. Nga zbërthimi i bisedave të inkriptuara, rezultoi se shkak për konfliktin Sadikaj-Papa ishte ngjarja e 14 dhjetorit 2020, ku mbeti i plagosur kushuriri i Sadikajt, 16-vjecari Rubin Kalemi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa udhëtonte në makinë me shtetasin Viljan Boraj. Pikërisht kjo ngjarje, shtyu Sadikajn që në bashkëpunim me disa persona të tjerë, të organizonte vrasjen me snajper të Ari Papës, por atentati dështoi. Papa u vra tre muaj më vonë në një tjetër zonë të Athinës.