Top News – ‘Skifterët’ e Ballkanit deri në SHBA/ Nuk kursyen as bizhuteritë e Kim Kardashian
16/02/2021 17:22

Në fillim të viteve ‘90, kriminelët nga Ballkani Perëndimor morën “nam të keq” për organizimin e grabitjeve jashtë këtij rajoni. Këtu përfshiheshin grabitje bankash në vende të Evropës perëndimore dhe vjedhje gurësh të çmuar dhe bizhuterive. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës forcat e sigurisë u kapën në befasi nga një numër i madh sulmesh të mirë organizuara ndaj dyqaneve të argjendarive dhe bizhuterive, si dhe grabitjeve të bankomateve (ATM). Filluan të vinin re se shumë nga autorët e këtyre krimeve ishin nga vendet e Ballkanit dhe këtij grupi i vunë nofkën YACS (jugosllavë, shqiptarë, kroatë dhe serbë). Gjatë hetimit u vu re se grupi YACS ishte një rrjet personash pa ndonjë lidhje të fortë mes tyre, por anëtarët e grupit mblidheshin së bashku për të organizuar dhe kryer here pas here grabitje të planifikuara me imtësi. Më pas anëtarët e grupit shpërndaheshin, por pas njëfarë kohe mblidheshin sërish për të planifikuar grabitjen e radhës. Anëtarët e grupeve YACS çanin vrima të gjera në tavan për të hyrë në dhomën e kasafortës apo bankomatit, si dhe shkëputnin linjat telefonike dhe sistemet e alarmit. Policia amerikane e kishte të vështirë që të kuptonte taktikat e këtyre grupeve, pasi nuk kishte njohuri mbi karakteristikat kulturore të Ballkanit perëndimor dhe gjuhët ballkanike. Anëtarët e grupeve YACS shpesh përdornin identitete të rreme, gjë që e bënte të vështirë zbulimin dhe gjurmimin e tyre, madje edhe nëse arrestoheshin, ata mbanin me vete një numër telefoni dhe pasi kontaktonin në atë numër u paguhej garancia e lirimit me kusht, një e drejtë ligjore në SHBA. Në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1998 policia identifikoi rreth 300 të dyshuar si pjesëtarë të kësaj bande, të dhënave këto të publikuara nga Nisma Globale e Krimit të Organizuar Ndërshtetëror në muajin korrik të këtij viti. Ata ishin në përgjithësi emigrantë nga vende të Ballkanit, shumica e tyre ishin shqiptarë etnikë, dhe disa prej tyre kishin hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Por grupi rekrutonte edhe anëtarë me prejardhje të ndryshme etnike. Ky grup filloi të paraqiste një kërcënim aq të madh nga mesi i viteve ‘90, saqë FBI u detyrua të ngrinte një Task-Force për të hetuar në lidhje me këtë rrjet kriminal. Ky grup duket se doli jashtë qarkullimit gjatë dekadës që erdhi më pas, por emri i tij u përmend përsëri në vitin 2017, kur u hodhën disa ide se taktikat e përdorura gjatë vjedhjes së bizhuterive me vlerë 9 milionë dollarë nga Kim Kardashian, ngjasonin shumë me metodat e përdorura nga grupi YACS. Sidoqoftë nuk pati asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me këto zëra.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA