Skandali i rrjedhjes së pagave dha sinjalet e një shkalle të lartë informaliteti dhe evazioni fiskal që ndodh me deklarimin e pagave në vend. Duke marrë shkas nga kjo situatë, qeveria ka miratuar një kuadër të ri ligjor, i cili pritet të godasë informalitetin. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se duke filluar nga data 1 qershor do të paraqitet ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, teksa do të ketë edhe dyfishim të gjobave për evazionin fiskal, për fshehjen e pagës dhe mosdeklarimin e punonjësve.