Autoritetet e Kosovës nuk ndërhynën në lirimin e godinës së zaptuar nga strukturat paralele të Serbië në veri të Mitrovicës pas skadimit të afatit të vendosur për lirimin e saj.Afati ishte data 8 shtator. Por, edhe të shtunën në objektin në fjalë mediat në Prishtinë raportuan lëvizje të strukturave paralele të Serbisë, të nxitura edhe nga deklarata e ditës së premte të Presidentit Aleksandër Vuccicc që tha se serbët nuk do të tërhiqen.