Top News – Situata në burgje/ MD: Hetim kush nxiti protestat
10/10/2020 19:59

Pas situatës së tensionuar dhe protestës së të burgosurve në disa burgje ku në Peqin disa prej tyre nisën edhe grevën e urisë, ka reaguar ministria e Drejtësisë dhe drejtoria e burgjeve. Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Drejtesisë ka bërë të ditur se situata është drejt normalizimit dhe problemet e ngritura nga të burgosurit po shyrtohen nga një grup pune i posacëm me qëllim gjetjen e zgjedhjes dhe respektimin e te drejtave të të dënuarve sipas ligjeve ne fuqi. Po ashtu bëhet me dije se ka nisur një hetim i gjerë për të zbuluar faktorët që nxitën këtë situatë. “Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me agjencitë e specializuara të shtetit kanë filluar hetimin për të gjithë elementët dhe faktorët e brendshëm apo të jashtëm që kanë synuar provokimin dhe nxitjen e kësaj situate me qëllim destabilizimin e sigurisë në burgje”. thuhet ne deklaratën e ministrisë së drejtesisë . Po ashtu ministria e Drejtësisë ben të ditur se refuzimi i ushqimit për disa ditë nga disa të burgosur ne Peqin, është mbyllur të premten në 9 tetor. “Ata kanë paraqitur kërkesa të karakterit legjislativ për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm, uljen e dënimeve, amnisti, etj. Shkaku kryesor i fillimit të saj është inicuar nga subjekte të Regjimit 41bis, pavarësisht përhapjes së saj edhe në grup të dënuarish të tjerë në disa institucione të tjera. Të dënuarve ju është mundësuar adresimi i shqetësimeve të tyre ligjore nëpërmjet përfaqësuesve ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njeriut”, thuhet ne njotuimin per shtyp te ministrisë së drejtësisë. Burgu i Peqinit u përfshi nga protesta këtë javë, ku të burgosurit dërguan një liste me 13 kerkesa institucioneve, duke kërkuar edhe takim me avokatin e popullit. Protesta e të denuarve ne Peqin u mbeshtet ne mjediset e Jashtme edhe nga familjarë të tyre. Një ndër kërkesat e të dënuarve ishte konvertimi i denimit me burg të përjetshëm në 25 vite burg. Po ashtu edhe ne burgun e Recit, ne Malesine e Madhe, te burgosurit pak ditë më parë protestuan dhe një pjesë e tyre refuzuan edhe ushqimin. Të burgosurit e Recit, kanë kundërshtuar moslejimin e takimeve me familjarët që prej fillimit të pandemisë si masë parandaluese për përhapjen e covid 19 si dhe atë të përfitimit të lejes shpërblyese, edhe pse tashmë aki normativ për masat e jashtëzakonshme ka përfunduar.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA