Top News – Si ra në kurth oficeri i policies/ Kolegët e kishin prej disa muajsh nën përgjim
16/02/2021 17:17

Që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, oficeri i Policisë Demiraldo Heta ishin në përgjim nga kolegët për shkak të disa veprimeve të tij, që cënon rëndë figurën e punonjësit të Policisë së Shtetit. Të dhënat që ishin siguruar nuk provonin qartësisht akuzën e mundshme ndaj tij, ndaj është kërkuar të vijohet përgjimi ambiental dhe fotografik, me qëllimin për të vënë nën akuzë oficerin e implikuar në veprimtari të paligjshme. Ai ka bashkëpunuar me një person të shpallur në kërkim, që jo vetëm kishte një akuzë të rëndë mbi supe, por edhe bënte trafik droge, duke shfrytëzuar një shtëpi. Në një shtëpi në pronësi të personit në kërkim, policia arrestoi një person që paketonte drogë, duke e kthyer këtë banesë në bazë të përgatitjes për shitje të drogave. Vetë Policia nëpërmjet një njoftimi bën me dije se në rrugën “Ndre Mjeda”, në banesën e Arbër Balliut, të shpallur në kërkim në vitin 2019 për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, ishte edhe oficeri Demiraldo Heta. Të dy këta persona u vunë në pranga, ndërsa pas kontrolleve në një shtëpi tjetër që ishte në pronësi të Arbër Balliut, u arrestua edhe një 56-vjeçar, Igli Pojana, i cili u kap duke paketuar lëndë narkotike. Rasti i oficerit të arrestuar, ka bërë që të rikërkohen të dhëna për të gjithë agjentët e antikrimit, lidhjet e tyre familjare e shoqërore. Nga ana tjetër Shërbimi për Ccështjet e Brendshme dhe Ankesat, po tenton të gjejë mekanizma të ndryshëm për të identifikuar të gjithë ata oficerë që me ccdo mënyrë ndihmojnë në moszbardhjen e ngjarjeje kriminale, si rasti i Arbër Balliut që ndonëse ishte në kërkim nuk është arrestuar, pasi një oficer policie mesa duket shërbente si mburojë për të.

Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
Top News-Eliminimi i postierit në Kamëz/48 vjeçari pa precedentë, dyshohet u ekzekutua për hakmarrje
24/01 14:06
Top News – Leskaj kundër Berishës. Primaret, jo dorëheqje për kryetarët e degëve të partisë
24/01 13:49
Top Channel/ Makina të bëra copë copë, aksident i rëndë në Elbasan! Pamje nga vendngjarja
24/01 13:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA