Top News – Si Gjermania vononte armët për Ukrainën… / Para fshehurazi nga Rusia, zbulohet skandali
07/08/2023 15:21

Përfaqësuesit e AfD-së në Bundestagun gjerman, prisnin para nga moska ndërsa përgatisnin një padi kundër qeverisë gjermane për dorëzimin e armëve në ukrainë. Gjermania der Spiegel, ka zbuluar një fenomen që mund të ketë ndodhur edhe në vende të tjera të evropës ndonëse ka qenë portali investigativ The Insider ai që publikoi i pari dokumentet që vërtetonin lidhjet e afd-së me rusinë. Sipas raportit, Vladimir Sergienko, një 52 vjecar që jeton në berlin dhe punon për përfaqësuesin e AfD Eugen Schmidt, vepronte si ndërmjetës mes moskës dhe ekstremit të djathtë gjerman. Ai bëri disa udhëtime në Moskë, duke kërkuar para për AFD, me qëllim që të vononte dërgimin e armëve të gjermanisë në Ukrainë. Der Spiegel, ka siguruar dokumente, mesazhe dhe e-maile nga punonjës dhe aktivistë të AFD-së, e mes tyre dokumentohet edhe biseda me një person në Moskë. Dokumentet tregojnë se AfD shpresonte në ndihmën ruse, në këmbim të vonesave të armëve për Kievin. AfD donte të punësonte një firmë të njohur ligjore që kërkon 450 euro në orë për të ngritur një padi kundër dërgesave gjermane të armëve. Do të duhen 25 mijë euro në muaj për shpenzimet ligjore plus 10 mijë euro të tjera, thuhej në komunikimin me Moskën. Katër muaj më vonë, AfD në fakt ngriti një padi kundër qeverisë. Më 4 korrik, grupi i partisë gjermane të ekstremit të djathtë ngriti një padi në Gjykatën Kushtetuese gjermane, duke argumentuar se qeveria e Olaf Scholz nuk duhej të kishte dorëzuar tanke dhe pajisje të tjera luftarake në Ukrainë pa pëlqimin e Bundestagut. Deputeti i AfD-së, Stephan Brandner, kujtoi se deri vonë, rregulli i mos dërgimit të armëve në zonat e luftës dhe të krizës ishte i vlefshëm në Gjermani.

Top Channel/ Apartamentet 20 milionë $,do strehohen më të pasurit e botës në rast katastrofe dhe…
24/01 22:34
Top News- SHBA dëbon imigrantët/ Për herë të parë në histori, largimet me avionë ushtarakë
24/01 22:29
Top Channel/ Hamasi liron edhe 4 pengje/ Publikon emrat e vajzave të ushtrisë izraelite
24/01 22:27
Top News- Italia ridërgon emigrantët drejt Gjadrit/ Riaktivizohet marrëveshja Rama-Meloni
24/01 22:19
Top News- Putin gati t’i jap fund luftës në Ukrainë: Trump, udhëheqës i mençur/ Reagon Kievi
24/01 21:25
Top Channel/ Tronditet Trump, urdhri që i rrëzoi gjykata në ditët e para si President
24/01 20:07
Top Channel/ Të lidhur me zinxhirë! Pamjet dramatike të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24/01 20:00
Top Channel/ Sulmi më i madh ukrainas për këtë vit, digjet rafineria ruse e naftës
24/01 19:59
Top Channel/ Shënohet viktima e parë, stuhia “Eowyn” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën
24/01 19:58
Top News – Kokainë nga Kolumbia në Spanjë. 22 të arrestuar, pjesë dhe shqiptarë që rrinë në Dubai
24/01 18:30
Top News – Arabia Saudite rishkruan himnin / I kërkon Hans Zimmer të kompozojë versionin e ri
24/01 15:31
Top Channel/Pak orë jetë? Përkeqësohet befas gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, “`s`ka më shpresë”!
24/01 15:25
Top News – Rrezikohet armëpushimi me Hezbollahun / Izraeli nuk tërheq trupat në kohë nga Libani
24/01 15:22
Top News – ‘Kanadaja nuk është në shitje’ / Kapelja bëhet virale pas kërcënimit të Trumpit
24/01 15:16
Top News – Trump shkon në mes të zjarreve…Vatra të reja shpërthejnë në Kaliforni para vizitës
24/01 14:59
Top News – Ky kontinent po ndahet në dysh…! Shkencëtarët paralajmërojnë: Më shpejt nga sa mendohej
24/01 14:58
Top News – Flota e NATO-s ‘abuzon’ në Baltik / Rusia paralajmëron: Nuk mund të na frenojnë
24/01 14:53
Top News – Mund të godasin Rusinë dhe Kinën, SHBA vendos raketa Typhon në Filipine
24/01 14:51
Top News – Në Ukrainë, paqe përmes naftës! Trump zbulon si mund të përfundojë lufta menjëherë
24/01 13:41
Top News – Putin i përgjigjet Trumpit-Të pres! Kremlini thotë se lufta nuk varet nga çmimi i naftës
24/01 13:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA