Apeli i GJKKO ka shtyrë për ditën e premte shpalljen mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë. Vendimi do të shpallet pas seancës e cila pritet të nisë në orën 10:30, ku do të vendoset nëse do të pranohet ose rrëzohet kërkesa e Jamarbër Malltezit. Seanca është shtyrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili është i njëjti që ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berishën, duke prishur në këtë mënyrë vendimin e dhënë nga shkalla e parë, nga gjyqtarja e themelit Flojera Davidhi. Lidhur me dosjen e privatizimit te ish kompleksit sportiv ‘Partizani’, Berisha akuzohet për veprën penale korrupsion pasi kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për korrupsion si dhe pastrim parash. Ai dyshohet se ka përfituar rreth 5.4 milionë euro, nga favorizimi që i ëhstë bërë nga Berisha, duke shfrytëzuar postin e kryeminsitrit. GJKKO vendosi më datë 3 janar rikthimin e masës së sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u lirua nga masa e arrestit të shtëpisë më 27 nëntor 2024, pas rreth 11 muajsh.