Muhamet Alidemaj është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn për krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë. Për këtë, Alidemaj është dënuar me 15vjet burgim. Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë.