Numri i emigrantëve shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta në Greqi shënoi rënie gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit, në fund të tetorit të këtij viti regjistrohen 275 mijë qytetarë shqiptarë me leje qëndrimi dhe kontrata punësimi, të cilët përbëjnë 57 për qind të të huajve të pajisur me dokumentacion të rregullt në Greqi.