Kryeministri Edi Rama në rubrikën e re “Sy m’Sy”, i është përgjigjur sërish komentuesve në rrjetin social Facebook. “Shqipëria për të huaj dhe pak për shqiptarët. Me të vërtetë e ke? Këta të huajt kur vijnë, e marrin ushqimin me vete apo hanë në tryezat e shqiptarëve? Vijnë me krevat në krahë apo flenë në hotele, bujtina. Kjo është çudi e madhe kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizëm ose s’ka shqiptarë të tjerë përveçse disa që vijnë nga Tirana, sa shqiptarë bëjnë pushime brenda apo lëvizin për fundjava dhe s’po flas pë rata që ishin me pushime jashtë, por po flas për ata që jetojnë në Shqipëri”, thotë mes tjerash kryeministri.