Koronavirusi tashmë do të mund të mjekohet nëpërmjet pilulave shëruese. Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së autorizoi Pfizer Paxlovid, i cili është trajtimi i parë antiviral nga goja kundër COVID-19. Tabletat Pfizer Paxlovid do të mund të përdoren për trajtimin e virusit në shkallë të lehtë deri në mesatare tek të rriturit dhe pacientët pediatrikë, mbi 12 vjeç të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.