Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në qendër të Fierit. Fatmirësisht nuk ka dëmë në njerëz, por raportohet vetëm për dëme materiale. Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes. Po punohet për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.