Sipas njoftimit të policisë së tiranës, në afërsi të Harry Fulz, rreth orës 11.15 minuta të së shtunës, olgert Dhimitri, 37 vjec, ka goditur me thikë disa herë shtetasin Ilir Kapo, 60 vjec i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar tani është shoqëruar në komisariat ku do ti nënshtrohet veprimeve të mëtejshme. Blutë e kryeqytetit sqarojnë se tani grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas informacioneve të para, viktima dhe autori ishin duke konsumuar alkool së bashku në lokalin ku edhe ndodhi krimi. 37 vjecari, e ka qëlluar disa herë me thikë 60 vjecarin Kapo, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Sipas burimeve, autori dhe viktima, ishin banorë në të njëjtën lagje dhe se ata janë konfliktuar për motive të dobëta. Burimet nga policia thonë edhe se Olgert Dhimitri ishte në gjendje të dehur ndërkohë që mësohet se ai ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike.