Për krijimin e një sistemi pagesash të shpejta, Banka e Shqipërisë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Bankën e Italisë dhe me bankat Qëndrore të Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Banka e Italisë do të ofrojë një sistem pagesash të shpejta të bazuar në një kopje të shërbimit TIPS, e cila është platforma evropiane për shlyerjen e pagesave në kohë reale, e krijuar dhe administruar nga Banka e Italisë në emër të Eurosistemit.