Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i është kundërpërgjigjur akuzave të botuesit të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili këtë të mërkurë u përcoll në banesën e fundit, se ambulanca me të cilën u transportua nuk kishte impiant për të sëmurët. Sipas Bratajt kjo është e pa vërtetë, teksa shkon edhe më tej kur thotë se ndoshta Hudhri nuk ka patur syze. SINK Përgënjeshtroj çdo deklaratë, besoj është dëshmitar edhe vetë familja Kadare që kanë falënderuar shërbimin e urgjencës herë pas herë dhe në veçanti atë ditë që ndodhi fatkeqësia. Me shenja jeta nuk bëhet reanimacioni kardiopulmonar. Hudhri vetëm të mos ketë pasur syze, se defilibratori ishte i montuar dhe ekipi mjekësor që bënte masazhin kardiak edhe gjatë transportit drejt spitalit. Sipas Bratajt, Hudhri kishte shkuar më vonë dhe e ka gjetur ekipin në vendngjarje, duke u munduar të shpëtojnë jetën e Kadaresë. Brataj tha se ambulanca ka qenë e pajisur me të gjitha mjetet e domosdoshme për të ndihmuar të sëmurin deri në spital.