Top News/ SHBA kërkon largimin e Izraelit nga Gaza/ Gjenden 60 trupa civilësh në ish qendrën e OKB
13/07/2024 13:46

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkojnë nga Izraeli, që tërheqja nga Gaza të jetë e plotë dhe të mos ketë pushtim të saj. Deklarata vjen nga presidenti Joe Biden, I cili thekson se ushtria e tanishme izraelite është më konservatorja me të cilën kanë patur të bëjnë Shtetet e Bashkuara. “E njoh mirë Izraelin dhe e mbështes Izraelin. Por, ky kabinet lufte është një nga kabinetet më konservatore të luftës në historinë e Izraelit. Dhe këtu nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare për zgjidhjen e dy shteteve. Pyetja ka qenë që në fillim. Cila është dita tjetër në Gaza? E nesërmja në Gaza duhet të jetë fundi, fundi i të nesërmes nuk duhet të ketë pushtim nga Izraeli në Rripin e Gazës”, shprehet Joe Biden. Por përkundër armëpushimit të rënë dakord, tërheqja e trupave izraelite ka zbuluar 60 civilë të pajetë palestinezë. Ata u gjetën në lagjen Tal al-Hawa në Rripin e Gazës. “Të paktën 60 trupa u numëruan. Disa trupa u varrosën në vend, të tjerët u dërguan në spitalet e afërta. Shumë trupa janë ende nën rrënoja. Forcat izraelite janë vendosur aty pranë dhe përpjekjet e shpëtimit po ndërpriten rregullisht. Shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, disa trupa u hëngrën edhe nga qentë”, vuri në dukje Mahmoud Basal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Gazës. Ushtria izraelite i justifikoi sulmet e fundit në Gaza me faktin se kishte gjetur dronë dhe armë të tjera në kompleksin luftarak të Hamasit brenda ish-selisë qendrore të OKB për refugjatët në qytetin e Gazës.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA