Top News – SHBA, buxhet 6 trilionë USD/ Biden: ‘Do të rrisim taksat për më të pasurit’
29/05/2021 18:01

Presidenti amerikan Joe Biden ka publikuar projektbuxhetin e parë prej 6 trilionë dollarësh, që parashikon rritje të taksave për amerikanët e pasur. Në të përfshihen edhe programet e reja sociale dhe investimet për luftën ndaj ndryshimeve klimaterike. Megjithatë, për t’u zbatuar, plani duhet të miratohet nga Kongresi, ku republikanët e kanë konsideruar “çmendurisht të shtrenjtë”. Sipas planit, borxhi do të arrijë në 117 për qind të GDP-së deri më 2031, duke tejkaluar kështu nivelet e Luftës së Dytë Botërore. Ajo situatë do të krijohej pavarësisht nga 3 trilionë dollarët e parashikuar nga rritja e taksave për korporatat. Ish-presidenti republikan Donald Trump, po ashtu ka rritur deficitin çdo vit të mandatit të tij, dhe plani përfundimtar i shpenzimeve vjetore pati arritur në 4.8 trilionë dollarë. Në buxhetin e Bidenit përfshihen 1.5 trilion dollarë amerikanë shpenzime operative për Pentagonin dhe departamente të tjera qeveritare. Aty përfshihen edhe dy plane tjera: njëri 2.3 trilionë dollarë për punësimin, dhe tjetri 1.8 miliard dollarë ndihmë për familjet. Kongresi ka kohë deri në fund të shtatorit të miratojë projektbuxhetin. Demokratët e Biden-it kanë shumicë të thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një votë më shumë në Senatin me 100 anëtarë. Në dallim nga projektligjet e tjera, buxheti mund të miratohet me vetëm 51 vota, nga 60 që kërkohen zakonisht. Republikanët e kanë kritikuar shpesh Bidenin për shkallën e shpenzimeve, duke përfshirë edhe paketën e ndihmës për koronavirusin me vlerë 1.9 trilionë dollarë. Por Biden nuk ka të sigurt as të gjitha votat e demokratëve. Kjo pasi rritja e shpenzimeve për ushtrinë mund të rrisë hezitimin e disa pjesëtarëve të linjës progresive të partisë së tij.

Top News- ShBA ‘fshesë’ emigrantëve ilegal/ Epoka Trump, Kongresi miraton projektligjin e ri
23/01 09:39
Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
DIGITALB DIGITALB - OFERTA