Top News – Shantazhet online/ Policia-janë shtuar, si të mbroheni
06/12/2020 14:28

Kohët e fundit është vënë re një shtim i rasteve të qytetarëve që janë prekur nga shantazheve nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo problematikë ka sjellë shqetësim për qytetarët që janë të prekur drejtpërdrejt, për familjet e tyre, por edhe për autoritetet. Nëpërmjet një njoftimi policia e shtetit u kërkon qytetarëve që të jenë më të vëmendshëm në komunikime e tyre online si dhe këshillon se çfarë ata duhen të kenë parasysh për të evituar që të jenë viktima të këtyre shantazheve. Sipas policisë përdoruesit anonimë, të cilët nga rastet e deritanishme rezultojnë shtetas të huaj, krijojnë profile duke përdorur emra të rremë, që përkojnë me emra të përzgjedhur rastësisht që të lënë të kuptosh se janë emra qytetarësh shqiptarë. Pasi hapin këto profile, autorët krijojnë miqësi pas miqësie duke u bazuar në njohjet që krijohen nga profilet e rrjeteve sociale, në mënyrë që të bëhen të besueshëm dhe po në të njëjtën kohë targetojnë viktimat e tyre. Pasi krijohet besimi tek miqtë që kanë krijuar se profili i hapur i përket rrethit të tyre të njohjeve fillojnë të dërgojnë mesazhe me qëllim që të krijojnë komunikime private. Komunikimi ndërpritet kur autorët mësojnë të dhëna personale dhe të dhëna të cilat do të krijonin shqetësime për të prekurit nga këto miqësi të rreme. Pas kësaj autori fillon të shantazhojë personin me bërjen publike të të dhënave të marra duke shfrytëzuar dhe njohjet që ka personi në rrjetet sociale. Për të ndaluar shantazhin dhe për të fshirë të dhënat që ka zotëruar, autori i kërkon personit vlera të ndryshme monetare që duhet t’i dërgohen atij nëpërmjet kompanive të ndryshme financiare. Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t’i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal. Aktualisht, sipas evidentimeve që Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, e quajtur njësia “C”, disponon, personat e prekur janë të moshave të ndryshme duke mos u fokusuar në grupmosha të veçanta.

Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
Top News-Eliminimi i postierit në Kamëz/48 vjeçari pa precedentë, dyshohet u ekzekutua për hakmarrje
24/01 14:06
Top News – Leskaj kundër Berishës. Primaret, jo dorëheqje për kryetarët e degëve të partisë
24/01 13:49
Top Channel/ Makina të bëra copë copë, aksident i rëndë në Elbasan! Pamje nga vendngjarja
24/01 13:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA