Një rrokaqiell në Moskë është sulmuar nga një dron për herë të dytë në dy ditë, tha kryebashkiaku i qytetit, Sergei Sobyanin. Disa dronë u rrëzuan gjatë natës, tha ai, por "një fluturoi në të njëjtën kullë në kompleksin e qytetit Moskva" që ishte në shënjestër edhe gjatë sulmeve të së dielës. Fasada e xhamit të ndërtesës është dëmtuar, por nuk raportohet për të lënduar. Ministria ruse e mbrojtjes fajësoi Ukrainën për sulmin e fundit. Kievi zakonisht nuk bën komente në lidhje me këto sulme.