Një retorikë banale, e kosnideron atë që politika serbe deklaron pas çdo incidenti të ndodhur në veri të Kosovës, Aleksandar Sekuloviç, bashkëpunëtor I Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, njëherë nënkryetar I Aleancës Anti-fashiste. Në një intervistë për mediet ndërkombëtare Sekuloviç shprehet se qeveria serbe ka interes jetik destabilizimin e Kosovës dhe se incidentet në veri shkojnë në këtë drejtim. “Reagimi i autoriteteve serbe dhe retorika e tyre politike lidhur me incidentet në Kosovë është aq banale saqë pothuajse çdo fjalë mund të parashikohet paraprakisht. Sipas tyre, pala serbe nuk ka lidhje me ato ngjarje dhe fajtor për gjithçka është kryeministri Kurti.”, shprehet ndër të tjera Sekuloviç.