Këtë të shtunë Serbia organizoi një ekspozim të kapaciteteve të saja ushtarake në aeroportin ushtarak të Batajnicës. Përveç Aleksandër Vuçiç, aty morën pjesë edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kreu i Republika Sërpskas, Millorad Dodik, dhe krerët e partisë serbe të Kosovës, Lista Serbe. Për këtë ngjarje ka reagur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku gjatë luftës në Kosovë forcat serbe transportun dhe fshehën në një varrezë masive trupat e 744 civilëve shqiptarë të vrarë në luftë. Forcat e Armatosura të Serbisë prezantuan sot në aeroportin e Batajnicës pajisjet dhe aftësitë e reja të pjesëtarëve të saj, ndërsa në ekspozitën “Granit 2023” mori pjesë kryesia shtetërore e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç. “Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për ‘Ditën e Forcave të Armatosura’. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter. Në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, në vitin 2001 janë zbuluar 744 trupa të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët ishin bartur në atë varrezë masive. Pamjet: AFP