Sulmi terrorist mbrëmjen e së premtes në Ibër-Lepenc dhe ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, po konsiderohen si aktet terroriste më të fuqishme që nga paslufta në Kosovë. Sipas hulumtuesit në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuq Kuçi, sulmi në Ibër-Lepenc, është bërë nga profesionistë dhe eksplozivi i përdorur është vështirë të gjendet edhe në tregun e zi. Kuçi: Sulmet në Banjska dhe Ibër -Lepenc më të fuqishmet që nga paslufta “Sulmi më i madh terrorist mund të konsiderojmë se ishte Banjska, por kjo është një nga sulmet terroriste më të mëdha terrorist që i ka ndodhur Kosovës për shkak se kishte një qëllim të qartë dhe qëllimi ishte që të shkaktojë dëme në furnizim me energji dhe ujë të pijshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.Dy sulmet më të fuqishme që nga pas lufta ose që nga shpallja e pavarësisë është Banjska dhe kjo. Është në vazhdën e iniciativave të luftës hibride që janë duke i bërë Rusia dhe Serbia.