Top News/ Rutte pason Stoltenberg…Aleat i vendosur i Kievit dhe kritik i Rusisë
19/06/2024 12:02

Kryeministri holandez Mark Rutte, një aleat i vendosur i Kievit dhe një kritik i presidentit rus Vladimir Putin, do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e shefit të NATO-s, njoftuan mediat holandeze të martën, pasi Hungaria dhe Sllovakia e mbështetën atë. Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Uashington, Stoltenberg as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi raportin e mediave. "Me njoftimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, mendoj se është e qartë se jemi shumë afër një përfundimi ... për të zgjedhur sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm, dhe mendoj se ky është një lajm i mirë," u tha ai gazetarëve ndërsa lëvdoi Rutten. "Unë mendoj se ai është një kandidat shumë i fortë. Ai ka shumë përvojë si kryeministër. Ai është një mik dhe koleg i ngushtë ndaj edhe besoj fuqishëm se shumë shpejt aleanca do të ketë vendosur për pasardhësin tim," tha Stoltenberg. "Dhe kjo do të jetë dicka e mirë për të gjithë ne, për NATO-n dhe gjithashtu për mua". Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s do të përballet me sfidën e vazhdimit të mbështetjes së Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë, ndërsa do të duhet edhe të ruhet nga çdo përshkallëzim që mund ta tërheqë aleancën ushtarake drejtpërdrejt në një luftë me Moskën. Në dy vitet që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë, Rutte ka qenë një nga forcat shtytëse pas mbështetjes ushtarake të Evropës për Ukrainën, duke theksuar vazhdimisht atë që ai tha se ishte nevoja absolute për një disfatë ruse në fushën e betejës për të siguruar paqen në Evropë. Nën udhëheqjen e tij, Holanda ka rritur shpenzimet e mbrojtjes mbi pragun prej 2% të PBB-së që kërkohet nga anëtarët e NATO-s, duke ofruar avionë luftarakë F-16, artileri, drone dhe municione për Kievin, si dhe duke investuar shumë në ushtrinë e saj.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA