Top News/ Rutte drejt postit të kreut të NATO-s / Hungaria nuk e kundërshton më kandidaturën
18/06/2024 11:58

Hungaria ka hequr dorë nga kundërshtimi i kandidaturë së Mark Ruttes si sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s, njoftuan mediat holandeze të martën, pasi kryeministri holandez në largim dhe homologu i tij hungarez u takuan në margjinat e një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel. Duke cituar burime të afërta, mediat holandeze raportuan se kryeministri hungarez Viktor Orban nuk e përsëriti kërkesën e tij për një kërkim falje nga Rutte për ato që Orban i përshkroi muajin e kaluar si opinione "problematike" për Hungarinë. Kërkimi i faljes ishte një nga dy kushtet që Hungaria kishte paraqitur për miratimin e Ruttes si pasardhësin e Jens Stoltenberg në krye të NATO-s. Kushti tjetër ishte garancia që Hungaria nuk do të duhej të siguronte fonde për Ukrainën ose të dërgonte personel në vendin e përfshirë në luftë, dhe ky kusht, sipas zyrtarëve, u përmbush javën e kaluar nga Stoltenberg. Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania kanë mbështetur kandidaturën e Ruttes për të pasuar Stoltenbergun, i cili do të largohet në tetor nga posti i kreut të NATO-s. Turqia u tha aleatëve të saj në prill se do të mbështeste gjithashtu Rutten. Tani vetëm Rumania dhe Sllovakia nuk kanë dhënë ende dritën jeshile. NATO i merr vendimet me konsensus, kështu që çdo kandidat ka nevojë për mbështetjen e të 32 aleatëve. Presidenti rumun Klaus Iohannis tha në mars se ai do të kandidonte për postin e lartë të NATO-s, duke argumentuar se shtetet e Evropës Lindore kanë nevojë për përfaqësim më të mirë në rolet udhëheqëse euro-atlantike.

Top Channel/ Meksika, çadra në kufi! Priten dëbime masive. Trump do dërgojë 1500 ushtarë në kufi
23/01 13:03
Top Channel/ Rusia kërkon dialog me Trump! Kreu i NATO i kënaqur me kërcënimet amerikane ndaj Moskës
23/01 13:02
Top Channel/ Trump emëron ambasadorin në BE, Puzder, ish-drejtor ekzekutiv në një rrjet restorantesh
23/01 12:39
Top Channel/ Deklaratat e Mickoskit, Greqia:Çështja maqedonase, e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 12:38
Top Channel/ Anija spiune i shkon “nën hundë” Britanisë, paralajmërojnë Putinin: Nuk shmangemi
23/01 12:35
Top Channel/ Nisin mosmarrëveshjet! Projekti 500 mld dollarësh, “mollë sherri” mes Musk e Trump
23/01 12:30
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News – Kërkon 200 mijë trupa evropiane / Zelenski: Nevojiten për mbështetjen e armëpushimit
23/01 11:56
Top News – Trump, agresiv në garën me Kinën / Gati ‘për luftë’ mbi Inteligjencën Artificiale
23/01 11:53
Top News- ShBA ‘fshesë’ emigrantëve ilegal/ Epoka Trump, Kongresi miraton projektligjin e ri
23/01 09:39
Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA