Rusia po ndërhyn në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zgjedhjet bullgare duke i kërkuar qytetarëve të votojnë për kandidatin pro rus për kryeministër. Ambasadorja ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, tha se po të ishte shtetase bullgare, do të votonte për liderin e partisë radikale proruse Vazrazhdane, Kostadin Kostadinov, në kundërshtim me Konventën e Vjenës, e cila përcakton rregullat për çështjet diplomatiket.