Autoritetet rumune publikuan detaje të hetimeve të nisura në lidhje me dyshimet për një ndërhyrje masive ruse në zgjedhjet presidenciale të vendit, ku platforma kryesore e përdorur është TikTok-u. Shërbimet inteligjente në Bukuresht thanë se ka sinjale të përpjekjeve të koordinuara shtetërore për të ndërhyrë në procesin elektoral. Hetimet nisën nga rritja e papritur e popullaritetit të kandidatit të ekstremit të djathtë, Kalin Gjeorgjesku, një emër i panjohur në politikën vendase deri kur vitoi votën popullore në raundin e parë të zgjedhjeve.