Rusia ka vendosur të anulojë sërish stërvitjen e madhe ushtarake, të njohur me emrin Zapad (Perëndimi), teksa shkak është pikërisht lufta në Ukrainë. “Këtë vit kemi stërvitjen në Ukrainë, ndja nuk do ët mbajmë paradën Zapad”, deklaroi ministri i Mbrojtjes në Rusi, Sergei Shoigu, duke konfirmuar zyrtarisht anulimn e eventit madhështor ushtarak. Zapad është mbajtur për herë të fundit në vitin 2021 bashkë me Bjellorusinë, pesë muaj para se ët niste pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës dhe atëherë autoritetet ruse raportuan se morën pjesë më shumë se 200 mijë forca ushtarake.