Përdorimi i raketës së re hipersonike nga Rusia në Ukrainë, rriti frikën për një përshkallëzim të armiqësive. Lëshimi i raketës Oreshnik u prezantua nga Vladimir Putin si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që lejuan përdorimin e raketave që ato i kanë dhënë Kievit për të goditur objektivat thellë brenda Rusisë. Megjithatë, një raport nga Neë York Times sugjeron se që atëherë mund të ketë pasur përpjekje shumë të pazakonta për të shmangur çdo rritje të tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit. Sipas zyrtarëve të mbrojtjes dhe ushtarakëve të cituar nga gazeta, gjenerali rus Valeri Gerasimov telefonoi këshilltarin më të lartë ushtarak të Joe Bidenit ditë më parë dhe bisedoi me të për mënyrën e menaxhimit të shqetësimeve të përshkallëzimit midis dy vendeve. Në kundërshtim me pretendimet e Putinit, raporti thotë se Gerasimov i tha gjeneralit Charles Broën, kryetarit të Shtabit të Përbashkët, se lëshimi i raketës balistike Oreshnik ishte planifikuar shumë kohë përpara se Uashingtoni të pranonte të lejonte Ukrainën të përdorte ATACMS amerikane për të goditur më thellë në Rusi. Kapiteni Jereal Dorsey, një zëdhënës i gjeneralit Broën, tha në një deklaratë pasi u pyet në lidhje me telefonatën se "me kërkesë të gjeneralit Gerasimov, gjenerali Broën ra dakord të mos e bënte publik lajmin e telefonatës ".