Top News/ Rusia do të ndëshkojë NATO-n! Kryespiuni i Putinit kërcënon: Nuk mund të na mposhtni
20/11/2024 15:42

Rusia do të hakmerret kundër vendeve të NATO-s që lehtësojnë sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi kundër territorit rus nga Ukraina, tha shefi i inteligjencës së jashtme të vendit, Sergei Naryshkin. Ai tha se ndryshimet e shpallura nga Presidenti Vladimir Putin në doktrinën bërthamore të Rusisë nënkuptonin se ishte në fakt e pamundur të mposhtej Rusia në fushën e betejës. “Armiqtë tanë janë të detyruar të pranojnë se vendosmëria e presidentit rus për të mbrojtur me vendosmëri interesat themelore të vendit me të gjitha mjetet e disponueshme ngushton hapësirën për manovrim për Uashingtonin dhe Brukselin”, tha ai. “Përpjekjet e aleatëve individualë të NATO-s për të siguruar sulmet e mundshme me raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi thellë në territorin rus, nuk do të mbeten pa u ndëshkuar” – tha ai. “Elitat ushtarako-politike të Perëndimit po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për seriozitetin e synimeve të Rusisë dhe nevojën për më shumë vetëpërmbajtje në veprimet e tyre, për të shmangur përfshirjen në një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me vendin tonë, i cili mund të çojë në pasoja katastrofike për ta," vijoi Naryshkin. Këshilli i Sigurisë Kombëtare në SHBA, ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye për të rrishikuar qëndrimin bërthamor të vendit. Por Naryshkin tha se ndryshimet ruse, të cilat Putin i njoftoi fillimisht në shtator, ishin "parë me shumë kujdes" në Perëndim. "Ata e kuptojnë se rregullimet e shpallura nga V.V. Putini zhvlerësojnë në masë të madhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të shkaktuar një "disfatë strategjike" ndaj vendit tonë dhe zgjerimi i planifikuar i listës së bazave që mbajnë armë bërthamore, përjashton mundësinë e fitores ndaj Forcave të Armatosura Ruse në fushë betejë”, tha ai.

Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
Top Channel/ Rrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali, babai: Në dhomë erdhi një grua…
23/01 14:06
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA