Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve persidenciale në Rumani, Presidenti rumun Klaus Iohannis konfirmoi edhe njëherë se vendi i tij vijon të mnbetet një anëtar i qëndrueshëm në Bashkimin Europian dhe një aleat i fortë i NATO-s. “Rumania është një vend i qëndrueshëm, i sigurt dhe solid. E them këtë për ekonominë, për investitorët, për tregjet financiare. Mbetemi një aleat i besueshëm për Bashkimin Europian dhe për NATO-n.”, tha ai. Iohannis, është një politikan pro bashkimit europian ndërsa konfirmoi se do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani në fund të nëntorit papritur fitoi ekstremisti i djathtë Calin Georgescu. Për shkak të dyshimeve se ai u favorizua nga rrjeti TikTok dhe Telegram dhe për parregullësi, gjykata vendosi anulimin e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre. Të dielën, në 8 dhjetor ishte parashikuar të mbahej balotazhi presidencial ku ai do të përballej me Elena Lasconi e qendrës së djathtë, por tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese procesi elektoral anulohet tërësisht dhe gjithçka do të nisë nga e para.