“I bëj thirrje qytetarëve të rinj që të dalin në atë tubim. Të gjithë qytetarët të dalin dhe t’i bashkohen këtij tubimi dhe të bëhen të gjithë bashkë për të kërkuar një të drejtë të ligjshme të 30-40 mijë dukagjinasve që janë në Shkodër dhe rrethinat e saj që sot ndajnë jetën me shkodranët. Në fakt biznesmeni I ka bërë thirrje dhe politikaneve që të lënë ndasitë politike dhe të bashkohen në tubim.