Hungaria po përballet me çmime të larta nafte pas vendimit të SHBA për të vendosur sanksione ndaj kompanive ruse të sektorit të karburanteve. Për të përballuar këtë situatë, ministri i jashtëm hungarez, njoftoi se po planifikon që të zhvillojë bisedime me aleatët për të përballuar këtë situatë të paprecedentë që ka përfshirë vendin. "Kjo paketë sanksionesh ka krijuar sfida të forta për Evropën Qendrore", tha Szijjarto në një video mesazh të publikuar në Facebook ku sqaroi se ulja e sasisë së furnizimit me naftë të papërpunuar do të rrisë kërkesën për lëndë djegëse të rafinuar, si benzina dhe nafta, duke rrezikuar çmimeve "shumë më të larta" në rajon. Të premten SHBA shpallën një paketë tjetër sanksionesh ndaj Rusisë, si pjesë e masave për t'i dhënë Kievit dhe administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, avantazh për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Por pas publikimit të këtij lajmi, çmimet e naftës arriutën nivelin më të lartë në tre muaj. Hungaria importon pjesën më të madhe të naftës së saj bruto përmes tubacionit Druzhba, i cili transporton naftë bruto ruse në këtë vend përmes Bjellorusisë dhe Ukrainës dhe gjithashtu e dërgon atë edhe në Sllovaki.