Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë përsipër sulmin ndaj avionit me pasagjerë të Azarbajxhanit, duke thënë se disa rajone të Rusisë po sulmoheshin nga mjete ajrore të Ukrainës dhe se sistemet rusë po i sbrasnin ato, duke nënkuptuar që gabimisht kanë rrëzuar edhe avionin e Azarbajxhanit. “Në atë kohë, Grozni, Mozdoku dhe Vladikavkazi po sulmoheshin nga mjete ajrore pa pilot të Ukrainës dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën këto sulme”, tha Kremlini nga një telefonatë që u bë me kërkesë të Presidentit Putin.